Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes

Me hyrjen tuaj në këtë faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:

Kjo faqe internet, ku ju keni hyrë, www.onufriremade.com (dhe çdo faqe tjetër e lidhur me të), është/janë faqja/e zyrtare e projektit ONUFRI RE-MADE. Në këto faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm (për shembull: regjistrimi në listën e përditësimeve, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. EJAlbum, si menaxhuese e kësaj faqeje, siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, kompania i siguron me sistem ruajtje dhe është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në plotësim.
Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën EJAlbum për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e kompanisë tonë. Në këtë faqe do të mund të gjeni fotografi të ndryshme dhe ne sigurojmë që kemi marrë të gjithë të drejtat e përdorimit për qëlime ekspozimi nga fotografët dhe se të gjithë të drejtat i mbeten fotografit. Nëse keni kundërshtime për ekspozimin e fotos suaj, ju lutem kontaktoni menjëherë. Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.