12-25 SHKURT 2020
Galeria Kombëtare e Kosovës

#OPEN

Onufri Re-Made tenton të krijojë një mekanizëm nëpërmjet të cilit të hapen gjithnjë e më shumë iniciativa nga poshtë, duke lejuar shprehjen e lirë të krijimtarisë, pa pengesë, kufizim apo manipulim nga sistemi i cili menaxhon hapësirat në dispozicion të artit në Shqipëri.
Me Onufri Re-Made synojmë që artisti të kthehet në autor autentik të veprës së tij, duke u bërë i vetëdijshëm se ka mundësinë që në mënyrë të pavarur të nxisë iniciativa personale dhe kolektive.

HAPAT

APLIKIMI PËR PJESMARRJE

  • Aplikimet janë mbyllur në datën 31 Gusht 2019. Ju falenderojmë për interesimin.

PËRZGJEDHJA E ARTISTËVE

Artistë / Pjesëmarrës: Vladimir Myrtezai (Grosha) – Ergys Krisiko – Sadik Spahija – Eliza Hoxha – Fatos Lubonja – Albes Fusha – Yllka Gjollesha – Eugenio Tibaldi (Kuruar nga Ajola Xoxa) – Harri Aleksi – Olsi Qazimi – Ervin Bërxolli – Penelop’s webs (Beskida Kraja / Clioevi/ Petrova Margarita / Hanioti Dimitra) – Osman Demiri – Ylli Xhaferri – Florian Haxhihyseni – Altin Lika – Rubin Kadija – Elvis Dako – Edmond Gjikopulli – (Safo Marko / Ilia Terpini / Shyqyri Sako) – Kuruar nga Genti Gjikola.

EKSPOZITA

  • Ekspozita Onufri Remade #Open u mbajt në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga 12 deri në 25 shkurt, 2020. #OpenParalel tani është e hapur në Galerinë “ME WE” – Qendra e Artit Bashkëkohor, Korçë, Shqipëri.

ONUFRI REMADE

Shtypi

Artistët

Ekspozita

Open

Pjesëmarrësit

ORGANIZATORË

Ekspozita është një projekti i EJAlbum dhe Galeria Kombëtare e Kosovës dhe kurohet nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari. Një bord jurie, jashtë grupit kuratorial, do të jetë pjesë e proçesit edhe do të përzgjedhë artistin fitues. Përzgjedhja e artistëve, natyrshëm reflekton shpirtin, diversitetin dhe unikalitetin e artit dhe të artistëve shqiptarë në një dialog idesh dhe shumëllojshmëri mediumesh. Për publikun e Galerisë Kombëtare të Kosovës, përtej simbolikës së saj, ekspozita është një fotografi e çastësishme e artit bashkëkohor shqiptar.

Ekspozita nuk është thjesht një porosi apo komisionim i zakonshëm i një “produkti” të përcaktuar, por një ftesë për një angazhim në kërkimin e normalizimit të një marrëdhënie të vërtetë midis artistëve, shoqërisë dhe organizmave kontrollues dhe menaxhues të artit në vend, publike apo private. Kërkojmë të vendosim artistët përpara çështjesh themelore në kuptimin e artit dhe problemin e funksionit të tij sot, duke i konsideruar ata dhe veprën e tyre jo si një prani margjinale ose dekorative në shoqërinë e sotme, por përkundrazi si aktorët kryesorë në zgjedhjet që kanë të bëjnë me to, qofshin ato të përhershme apo të përkohshme, radikale apo të pjesshme, subversive apo reformiste.

shiko