ONUFRI REMADE ne Artes nga Elsa Demo

Pasi u përzu nga institucionet e kulturës, “Onufri” e gjen veten në Galerinë Kombëtare të Arteve në Prishtinë. Ish-ngjarja e artit bashkëkohor tregon në skenën e Kosovës disa aspekte të artit në raport me establishmentin politik, kulturor, ekonomik të momentit. Është një copë Shqipërie që reagon me mprehtësi, ndjeshmëri, intuitë: nën kërpudhën e një bunkeri një tjetër epokë betoni ngrihet; në një gosti zengjinësh varfëria është vakti më i bollshëm; një piktor iu shpreh simpatinë atyre njerëzve në rrugë që presin dhe mbijetojnë; një tjetër mat (mos)besimin e shqiptarëve ndaj medias, arsimit, shëndetësisë; dikush propozon ruajtje muzeale për mishmashin informal në akitekturën e Tiranës (që të kujtojmë sa të marrë kemi qenë); realizmi socialist, ky traktor i ndryshkur politik, ka akoma ingranazhe që shkëlqejnë.