April 1, 2020 info@ejalbum.com

Artistët dhe kuratorët e Onufri Remade me një ide fantastike për të përballuar krizën.

Arti është gjithmonë në vijë të parë në shoqëri madje edhe në kohë krizash të rënda si kjo që po kalojmë. Këtë gjë na e vërtetojnë edhe artistet e Onufri Remade të cilët të gjithë së bashku janë mbledhur për të krijuar një përgjigje konkrete ndaj disa prej problemeve akute te vendit. Me ndihmën e kompanive EJAlbum dhe Krisiko Art&Events, të Qëndrës së Artit “ME WE” si dhe natyrisht të kuratorëve Elton Koritari, Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko, të gjithë së bashku me disa artistë pjesmarrës në projektin Onufri Remade, kane krijuar tashmë nje agjensi e cila mbulon per momentin dy sherbime teper te rendesishme per komunitetin të vënë në vështirësi nga Covid19.

1.1prill

Kështu, shërbimi i parë i agjencisë është një ide mjaft interesante, E shpjegon fare mirë Ergys Krisiko: – “Nepermjet nje numri të vënë ne dispozicion nga agjensia ju mund te kontakoni me te dhe te perfitoni sherbimin e transfertes nga shtepia juaj per diku tjeter, psh ne shtepine e te dashures, ne shtepine e miqve tuaj, ne shtepine e plazhit etj. E vecanta eshte se artistet do vijne t’ju marrin te veshur me maska anti Covid19 dhe me nje autoambulance, keshtu nuk do bini ne sy te askujt, perfshire komshinjve llafazane”.

Ardian Isufi shprehet keshtu per kete ide: – “Eshte nje performance dhe nje akt subverssiv kunder pushtetit i cili ka mbyllur ne shtepi ne kete moment rreth 2 milione e gjysem qytare duke i ndare ata nga te dashurit dhe miqte. Arti e ka kete mision, e ka patur perhere. Artistet jane te perjashtuar nga regjimi i izolimit sepse jane shpirt i lire”.

1.2 Prill

Po kështu, një ide tjeter fantastike është edhe ajo e sherbimit te figuranteve për evente të ndryshëm si dasma, fejesa, ditelindje, synetlliqe, vaki, tubime etj, të cilat per momentin jane duke u kryer mizorisht ne heshtje dhe pa njerez. Elton Koritari thote se kjo ide ka ardhur nga i njejti sherbim qe kuratoret zakonisht bejne për hapjen e ekspozitave të tyre.

Ai shprehet – “Mos mendoni valle se janë artdashës të gjithë ata që marrin pjesë në hapjet e ekspozitave bashkëkohore? Janë të gjithë artistë figurantë. Keshtu, ne thjesht menduam ti ri-aktivizojme serish per kete mision te rendesishem per shoqerine”. Do te kete madje edhe studente te deges se drames se universitetit te perfshire. Artistet jane perhere te perfshire ne performanca arti dhe ky eshte nje moment i jashtezakonshem solidariteti dhe kreativiteti.”

Dhe ne si staf i Onufri Remade nuk mund te mos jemi dakord me keto sherbime te reja te ofruara nga artistet tanë. Sepse te gjithe ne në shtepi na duhet te perballojme nje situate te rende, qofte edhe me familjaret apo komshinjte tane. Keshtu, nese eshte e vertete qe arti te ben te lire, ky eshte okazioni me i mire per ta vertetuar kete gje. Bravo artisteve dhe kuratoreve të Onufri Remade që edhe për një rast tjetër i dalin kundra artistit kryesor te vendit dhe udheqesit shpirteror te artisteve shqiptare i cili kesaj radhe e ka tejkaluar misionin e tij dhe ka egzagjeruar ne performancen artistike. Mendonim se performanca si kryeminister ishte kulmi por egoja e artistit me te vertete nuk paska kufi.

Bravo pra sërish Onufri Remade!

1.3 prill

Për t’ju bashkuar kësaj iniciative apo për më shumë informacione shtypni KËTU!