Ekspozita “Onufri Remade” e çelur pas mbylljes së ekspozitës ndërkombëtare, që mbante të njëjtin emër për më shumë se 20 vjet nga Ministria e Kulturës së Tiranës, u çel për vitin 2020 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë. Megjithatë, kuratorët Ardian Isufi dhe Elton Koritari mes 25 artistëve pjesëmarrës, veprat e të cilëve u ekspozuan në Kosovë edhe në Korçë, çmimin special të “Onufri remade” e dorëzuan për artistin Vladimir Myrtezai në Tiranë. Read more
‘Vakti’ i Vladimir Myrtezait, fitues i çmimit special ‘Onufri remade’ – Nga Kult Plus
ONUFRI REMADE SPECIAL PRIZE NE kultplus.com
Instalacioni “Vakti” i artistit Vladimir Myrtezai u vlerësua dje me çmimin special “Onufri Remade” në Tiranë.
Ekspozita “Onufri Remade” u çel për vitin 2020 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë nga kuratorët Ardian Isufi dhe Elton Koritari. Read more
“Onufri Remade”, çmimi special për Vladimir Myrtezain me instalacionin “Vakti” – SOT
ONUFRI REMADE SPECIAL PRIZE NE sot.com.al
Artisti Vladimir Myrtezai, me instalacionin “Vakti” u vlerësua me çmimin special të “Onufri Remade”. Ekspozita “Onufri Remade” u çel në muajin shkurt, në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Pas mbylljes së konkursit dhe ekspozitës “Onufri” në Shqipëri, “Onufri Remade” me kuratorë Ardian Isufi dhe Elton Koritari u zhvillua në…
“Onufri Remade” Special Prize
“ONUFRI REMADE”
Hapësirë Alternative e Artit Bashkëkohor
Kemi kënaqësinë t’Ju komunikojmë dhënien e Çmimit “ONUFRI REMADE – SPECIAL PRIZE” në kuadër të edicionit #OPEN të ekspozitës së mbajtur pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës gjatë datave 12-25 Shkurt 2020. Çmimi u dha në këtë periudhe për shkak të mbylljes të muajve të shkuar. Eventi u zhvillua pranë Studios së Skulptorëve, Rr. Komuna e Parisit ditën e martë, datë 14 Korrik 2020, ora 11.00. Read more
Kronikë Lajme.ORG- “Onufri Remade” ringjallet në Prishtinë si revoltë e dyfishtë
Prishtinë, 14 shkurt – Hapësira para hyrjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës është shndërruar në “varreza”.
Janë varre që notojnë mbi ujë. Sidomos kur fryn era, gurët e varreve të improvizuara nga artisi Ergys Krisiko lëvizin goxha shumë. Janë të vendosur mbi ujin e një pishine që është ndërtuar kastile për instalacionin. “Poolside Party” mban titullin vepra që “uron” mirëseardhje në ekspozitën “Onufri Rimade”, që është hapur të mërkurën mbrëma…
Për më shumë informacione kliko: KËTU
Kronikë Kallxo – Tirana e largoi e Prishtina i bëri vend, mbi 400 vizitorë panë ekspozitën ‘Onufri Remade’
Mbi 400 vizitorë kanë vizituar ekspozitën “Onufri Remade”, e hapur tri javë më parë në Galerinë Kombëtare të Kosovës (GKK), nga e cila Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë (GKA) hoqi dorë më shumë se një vit më parë.
Ekspozita “Onufri Remade” e organizuar nga një grup krijuesish nga Shqipëria, kuruar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari ishte hapur më 12 shkurt 2020 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa u mbyll javën që shkoi..
Për më shumë informacione kliko: KËTU
Kronikë KultPlus – “Open Onufri Remade”, ekspozita që bashkon artistë nga trojet shqiptare
Në Galerinë e Arteve të Kosovës është mbajtur ekspozita “Open Onufri Remade” nga artistë prej të gjitha trojeve shqiptare, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë është kuruar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari.
Për më shumë informacione kliko: KËTU
ONUFRI REMADE ne Artes nga Elsa Demo
Pasi u përzu nga institucionet e kulturës, “Onufri” e gjen veten në Galerinë Kombëtare të Arteve në Prishtinë. Ish-ngjarja e artit bashkëkohor tregon në skenën e Kosovës disa aspekte të artit në raport me establishmentin politik, kulturor, ekonomik të momentit. Është një copë Shqipërie që reagon me mprehtësi, ndjeshmëri, intuitë: nën kërpudhën e një bunkeri një tjetër epokë betoni ngrihet; në një gosti zengjinësh varfëria është vakti më i bollshëm; një piktor iu shpreh simpatinë atyre njerëzve në rrugë që presin dhe mbijetojnë; një tjetër mat (mos)besimin e shqiptarëve ndaj medias, arsimit, shëndetësisë; dikush propozon ruajtje muzeale për mishmashin informal në akitekturën e Tiranës (që të kujtojmë sa të marrë kemi qenë); realizmi socialist, ky traktor i ndryshkur politik, ka akoma ingranazhe që shkëlqejnë.
Onufri Remade në Albanian Culture Tv
Nje kronike nga Albanian Culture TV, gazetar Arjan Melonashi. #ONUFRIREMADE është një projekt i Ejalbum dhe Galeria Kombëtare e Kosovës. Kuruar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari.