Krinikë Literal Media – “Onufri Remade” ringjallet në Prishtinë si revoltë e dyfishtë

Prishtinë, 14 shkurt – Hapësira para hyrjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës është shndërruar në “varreza”.

Janë të vendosur mbi ujin e një pishine që është ndërtuar kastile për instalacionin. “Poolside Party” mban titullin vepra që “uron” mirëseardhje në ekspozitën “Onufri Rimade”, që është hapur të mërkurën mbrëma.

Për më shumë informacione kliko: KËTU

Kronikë GAZETA SHQIPTARE – “ONUFRI REMADE”/ Ekspozita në ekzil e artistëve antiestablishment

Fatmira Nikolli – Është çelur dje në mbrëmje në Galerinë Kombëtare të Arteve të Prishtinës, ekspozita “ONUFRI REMADE”.E rindërtuar në një hapësirë tjetër ajo sfidon Ministrinë shqiptare të Kulturës që e mbylli ekspozitën dhe konkursin ndërkombëtar pas një tradite 20-vjeçare në Tiranë…

Për më shumë informacione kliko: KËTU

Ministria e Kulturës mbylli përfundimisht ‘Onufrin’, por artistët e rikthejnë sërish

Ndonëse, Ministria e Kulturës në Tiranë, para tre muajsh e mbylli përfundimisht ekspozitën ndërkombëtare “Onufri”. Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi na rrëfen se edicioni i njëzet e katërt i “Onufrit” do të vazhdojë, por kësaj herë mikëpritsja e saj është Galeria Kombëtare e Arteve në Kosovë. Read more

Koritari: “Onufri Re-Made”, një skenë arti pa urdhra nga lart

Kuratori Elton Koritari rrëfen “Onufri Re-Made”. Ai bën gjithashtu një analizë të hapësirave publike të artit; Muzeu Historik i kthyer në një ambient me pagesë dhe politikat e GKA-së, si një rebus i madh kafkian

Pas një prezantimi dinjitoz të Shqipërisë në Ekspozitën e 16-të të Arkitekturës në Bienalen e Venecias me “Hapësira zero”, kuratori Elton Koritari vijon misionin e tij, krijimin e hapësirave për artistët dhe artin pamor. Në një kohë që në prag të Krishtlindjeve të vitit që lamë pas, Galeria Kombëtare e Arteve njoftonte përmes një komunikate për shtyp vendimin për mbylljen e Ekspozitës “Onufri”, siç kuratori tregon për “Shekullin”, projekti Onufri Re-Made ishte i miratuar prej mëse një muaji pranë galerisë homologe në Prishtinë. “Kishim aplikuar në kuadër të Thirrjes për Projekte për vitin 2019. Read more

Ardian Isufi dhe Elton Koritari sfidojnë Ministrinë e Kulturës, “Onufri Re-Made” zhvendoset në Kosovë

Ekspozita ndërkombëtare “Onufri” pasi zhvilloi 23 edicione në Galerinë Kombëtare të Arteve u mbyll nga institucionet në Shqipëri, por do të vazhdojë këtë vit në Kosovë. Ndryshe nga Galeria Kombëtare e Arteve si dheMinistria e Kulturës, që sipas artistëve e zhdukën nga harta e artit në Shqipëri, në muajin nëntor “Onufri Re-Made” do të zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Prof. asoc. Ardian Iusfi Dekan i Fakultetit të Arteve tëBukura shprehet se në këtë projekt është bashkë me kuratorin Elton Koritari, ku nga Galeria Kombëtare e Kosovës kanë marrë miratimin për zhvillimin e “Onufrit Re -Made”. Read more