#OPEN Komunikatë për shtypin

SPECIAL PRIZE

FTESË

Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë në ceremoninë e dhënies së çmimit “ONUFRI REMADE – SPECIAL PRIZE” në kuadër të edicionit #OPEN të ekspozitës së mbajtur pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës gjatë datave 12-25 Shkurt 2020. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë mbi 25 artistë shqiptarë, nga Kosova, trevat dhe artistë të huaj. Çmimi jepet në këtë periudhe për shkak të mbylljes të muajve të shkuar. Respektimi i rregullave për aktivitete gjatë situatës pandemike do të mbahet rigorozisht nga organizatorët edhe gjatë ceremonisë. Për këtë ju falenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin Tuaj.

Eventi do të zhvillohet pranë Studios së Skulptorëve, Rr. Komuna e Parisit ditën e martë, datë 14 Korrik 2020, ora 11.00

Rreth “ONUFRI REMADE”

Me temën #OPEN, ekspozita heton me sy kritik dhe nxit një reflektim mbi marrëdhënien dialektike ekzistuese midis artit dhe publikut, ku nyja lidhëse e veprave dhe artistëve të përzgjedhur është marrëdhënia ndërmjet tyre dhe art-establishment-it. Pra, është një aktivizim i artistëve shqiptarë, të veçuar ose në grup, ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijes” për ngjarje të freskëta shoqërore, politike etj. (të përzgjedhura në liri të plotë nga artisti) e gjithë kjo nëpermjet artit bashkëkohor.

Qartësisht e inspiruar nga “Marcel Duchamp” që nga titulli, kjo ekspozite evokon një spostim të masës kritike në favor të artistëve duke i vendosur ata në një pozicion ambivalent: Është koha për të dalë nga rreshtat, për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar hapësirën e munguar. Është koha për të tentuar. Onufri e ka këtë mision, e ka patur përherë dhe është koha për ta rikthyer.

Artistët / Pjesëmarrësit:

#OPEN – Albes Fusha / Edmond Gjikopulli / Ergys Krisiko / Eliza Hoxha / Elvis Dako / Ervin Bërxolli / Fatos Lubonja / Florian Haxhihyseni & Altin Lika / Harri Aleksi / Olsi Qazimi / Osman Demiri Rubin Kadija / Sadik Spahija / Vladimir Myrtezai (Grosha) / Ylli Xhaferri / Yllka Gjollesha Penelope’sWebs:(BeskidaKraja/Clioevi/DimitraHanioti/PetrovaMargarita) -EugenioTibaldi (Curator Ajola Xoxa) – Ilia Terpini / Safo Marko / Shyqyri Sako (Curator Genti Gjikola). #OPENPARALEL “ME WE” Contemporary Art Center, Korçë Albania Artists: Eliza Hoxha / Florian Haxhihyseni & Altin Lika

Kuruar nga: Ardian Isufi / Elton Koritari

#ONUFRIREMADE / #OPEN / Hapësirë Alternative e Artit Bashkëkohor / Një projekt i EJAlbum / “Galeria Kombëtare e Kosovës” / / / Në bashkëpunim me “Universitetin e Arteve”, Tiranë dhe “MeWe” Qëndra e Artit Bashkëkohor, Korçë.

Për informacione të mëtejshme, intervista apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit. Një “press kit”t me materiale dhe informacione rreth ekspozitës mund të shkarkohet edhe në websitin tonë zyrtar.

Web: www.onufriremade.com / Email: info@onufriremade.com EJAlbum: info@ejalbum.com / Tel. +355 4 5629632
Kuratorët: A.Isufi / E.Koritari: +355 68 2076357 / +355 69 6472272

Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj!

Shkarko komunikatën për shtypin


Shiko lajme të tjera