Për ekspozitën

Ekspozita zhvillohet në kuadër të projekteve artistike të Galerisë Kombëtare në Kosovë dhe do të mbahet në ambjentet e GKK si dhe në hapësira alternative në Prishtinë gjatë datave 12-25 Shkurt 2020.

Është rëndësishme të nënvizohet se ekspozita në vetvete shërben si një katalizator debati mbi mungesat emergjente dhe sistematike në artin pamor shqiptar dhe nga ana tjetër hedh një hipotezë sesi mund të zhvendoset vëmendja nga vepra/trupi i ekspozites drejt proçesit të krijimit dhe përballimit më një publik të angazhuar për të lexuar aspektet margjinale të jetës së përditshme të artistit brenda kornizës së shfaqjes së tij artistike.

Nga ana tjetër, kjo ekspozitë është një rast i rrallë pikëtakimi midis artistëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Pas historisë së përbashkët dhe dekadave të ndarjes, përballja me sfidat e sotme na çon para detyrës për të krijuar përballje dhe lidhje më të qëndrueshme mes vendeve. Ekspozita është thellësisht inspiruese, konceptuale por njëkohësisht humaniste: ajo sjell një betejë midis artit dhe ideologjisë, midis hapjes dhe izolimit, të gjithë këtë në një kontekst gjeopolitik jashtëzakonisht të rralle dhe interesant si Kosova dhe Shqipëria.