Për vetveten

Qartësisht e inspiruar nga vepra e Marcel Duchamp, titulli i kësaj ekspozite kërkon te evokojë një spostim të masës kritike në favor të artistëve, duke i vendosur ata në një pozicion ambivalent: është koha për të dalë nga rreshtat, është koha për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar. Është koha të paktën për të tentuar.